Në vazhdën e vizitës dyditore në Bruksel dhe pas takimeve të sukseshme me Komesarin Han, si dhe me tre eurodeputetët Vajgël, Kukan dhe Fleckenstein, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, u prit në selinë e PPE nga Presidenti Joseph Daul, Kreu i Partive Popullore Evropiane, grupimi më i madh politik evropian.

Në takim u bisedua për zhvillimet politike në Maqedoni, për pikëpamjet e Partisë Demokratike Shqiptare në forcimin e institucioneve të Maqedonisë që do të kontrubuonin procesit integrues, si dhe për procesin e integrimit euroatlantik të vendit tonë.

Kryetari Thaçi e falënderoi Presidentin Daul për bashkëpunimin e sinqertë mes PDSH-së dhe PPE-së, si edhe për gatishmërinë që PDSH-ja sa më shpejt të bëhet pjesë e familjes së partive evropiane popullore.

Bashkëbiseduesit të kënaqur nga takimi u dakotduan që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.