MEPSO me Donacion për Klinikën Gjinekologjike “Nënë Tereza”-Çair

Për nevojat e Klinikës Gjinekologjike në Çair, SHA MEPSO donon 1 milion denar me qëllim që të njejtat mjete të shërbejnë në sigurimin e aparatave mjekësore me standarde të larta bashkëkohore të cilat do të lehtësojnë procesin e punës dhe do të rrisin cilësinë e shërbimit mjekësor dhe kushteve më të mira për shërbimin e qytetarëve.

Marketing

Këto mjete Klinika I shfrytëzoi për të siguruar aparate për të posalindurit ku bëhet fjalë për CAPNOSTREEM PORTABL aparate, që shërbejn për monitorimin e funskioneve vitale të pacienteve. Me këtë aparat pacientet dhe personeli janë më të sigurt në monitorim gjatë intervencave mjeksore të urgjencës.

Poashtu nga të njejtat mjete u siguruan edhe MONITORE KARDIORESPIRATOR PËR TË POSALINDURIT, aparat ky që shërben për monitorimin e fëmijëve të posalindur.

Gajtë takimit të përbashkët të drejtuesve të institucioneve Bilen Saliji zv.Drejtor Gjeneral dhe Bashkim Ismaili Drejtori I Klinikës, u prezentuan edhe aparatet e siguruara nga këto mjete.
Z.Bilen Saliji siguroi që MEPSO si kompani serioze me përgjegjësi shoqërore do të vazhdojë të mbështesi projekte me interes publik e sidomos kur bëhet fjalë për të përmirësuar kualitetin e jetës së qytetarëve me shërbime cilësore dhe profesionale.

Marketing