Mepso vendos 12 largpërçues për internet më të shpejtë

Mepso vendos 12 largpërçues në sipërfaqe prej 200 kilometrash.

Marketing

Me montazhin e rrjetit optik të sistemit të largpërçuesve të Mepsos krijohen kushte që në tre vitet e ardhshme çdo qytetar të ketë qasje deri në internet me shpejtësi 30 megabajt në sekondë dhe internet të shpejtë. Vendosja e optikës parashihet të përfundojë deri në gusht të vitit 2019-të.

“Dëshiroj të paralajmëroj investimin e ri në vlerë prej 5 milion euro,në pjesën e telekomunikimeve dhe në dhjetë ditët e ardhshme do duhet të shpallet dokumentacioni për tender”, u shpreh drejtori i Mepsos, Sasho Vasilevski.

“Ka zona të bardha në vend dhe ne e dimë saktësisht se ku duhet investuar dhe në cilat pjesë shteti duhet të investojë për të ndihmuar qytetarët të kenë qasje në internetin gjithëpërfshirës. Qëllimi ynë është që të gjithë qytetarët dhe ata që jetojnë në zonat më rurale të kenë qasje të shpejtë në internet”, theksoi ministri i shoqërisë informatike Damjan Mançevski.

Marketing