Meret në pyetje edhe shoqja e Boki 13, udhëheqësja Lila Filipovska (VIDEO)

Udhëheqësja Lila Filipovska, e cila e ka shoqëruar Bojan Jovanovskin në momentin kur ai është arrestuar më 15 korrik derisa kishte tentuar të braktisë shtetin me një valixhe të mbushur me para, sot erdhi për të dëshmuar para shefes të PTHP-së për krim të organizuar, Villma Ruskoska.

Marketing

Bojan Jovanovski ishte arrestuar më 15 korrik në vendkalimin kufitar “Bogorodica” gjatë tentimit për të braktisur shtetin, me një valixhe me para. Me të ishin Filipovska dhe një e punësuar në 1TV.

Në hetimin e rastit “Reket” e cila filloi me arrestimin e Jovanovskit, deri tani ka tre të dyshuar dhe të gjithë janë në paraburgim. Mes tyre siç e dimë, është edhe kryetarja e PSP-së Katica Janeva./Zhurnal.mk

Marketing