Mërgimtarë nga Dibra donuan pajisje komunikimi për zjarrfikësit nga Dibra

Mërgimtarë nga Dibra në SHBA kanë siguruar pajisje për komunikim për Njësinë territoriale zjarrfikëse të Dibrës (NJTZ), e cila intervenon edhe në Qendrën Zhupa, si dhe në rajonin e Rekës në Komunën e Mavrovës dhe Rostushe, njofton Koha.mk

Marketing

Duke u falënderuar për donacionin, shefi i NJTZ-së, Xhetan Miftarovski e theksoi rëndësinë e madhe e komunikimit mes vetë zjarrfikësve në terren, si dhe intervenimin me kohë dhe gjithsesi dhënien e urdhrave.

“Donacioni me të vërtetë është me rëndësi të madhe, pasi gjatë intervenimit komunikimi mund të sjell deri te vetshpëtimi i zjarrfikësve, shpëtimi i jetës së tyre, intervenim më të shpejtë, siguri më të madhe në vendosjen dhe dhënien e urdhrave. Vetë akti dhe vet procedura e ndarjes së kësaj pajisje është konfirmim se dibranët, edhe pse larg përtej oqeanit, megjithatë mendojnë për njësinë tonë, e kjo do të thotë edhe siguri më e madhe dhe sigurinë e vendlindjes së tyre dhe të bashkëqytetarëve”, tha Miftaroski.

Në dorëzimin e donacionit, përfaqësues së shoqatës atdhetare të mërgimtarëve dibranë në SHBA “Dibra”, paralajmëruan vazhdim të ndihmës për vendlindjen e tyre

Marketing