Mërgimtari nga Gostivari investon në vendlindjen e Adem Jasharit

Ka kohë që qytetarëve të Komunës së Skenderajt, ju ka munguar një qeshme në qender të qytetetit, por sot fal bashkëpunimit të komunës dhe të donatorit nga Reçani Gostivarit që jeton dhe punon në Gjermani, Sali Ajdini, është jetësuar ky projekt.

Marketing

I pari i komunës, Bekim Jashari, u shpreh mirënjohës ndaj Sali Ajdinit, i cili edhe më parë kishte ndihmuar qyetarët e komunës me pako ushqimore për familjet në nevojë.

“Bashkëpunimi është vllazëror, pasi që edhe me parë z.Sali Ajdini na ka ndihmuar edhe me pako ushqimore në këtë kohë pandemie, e tani edhe sot erdhi ne vizitë. Sot së bashku vizituam vendin që do të vendoset qeshmja për gjithë ata nevojtar që e kanë të domosdoshme të furnizohen me ujë të pijshëm”, tha Kryetari Jashari.

Ndërsa donator Sali Ajdini tha se këto projekte janë të një vlerë të veçantë dhe si të tilla nuk duhet munguar asnjëherë.

“Unë ndihem shumë mirë se është kënaqësi e madhe kur mundem t`i ndihmoj një komune, e aq edhe më shumë kur bëhet fjalë për ujin, i cili është gjë elementar për njeriun”, u shpreh Ajdini.

Jashari tutje falënderoj në emër te të gjithë qytetarëve të komunës, Sali Ajdinin, për ndihmën e dhënë për një projekt kaq esencial për jetën.

Marketing