Mërgimtari nga Kërçova i ndërton shtëpi familjes në rrezik social

Familja 9-anëtarëshe Saliu nga fshati Baçishtë e Kërçovës ka jetuar në një shtëpi të vjetër të ndërtuar me baltë dhe thupra, me dy krevate pa kuzhinë dhe tualet dhe kur për këtë kishte mësuar mërgimtari nga Kërçova nga fshati Zajaz, i cili jeton dhe punon në SHBA, me paratë e tija personale u ka ndërtuar shtëpi të re familjes me rrezik social Saliu, gjegjësisht ka donuar 12.000 dollarë.

Marketing

Që të kompletohet shtëpia e sapondërtuar, kanë ndihmuar edhe disa biznesmenë të tjerë nga Kërçova.
Donatori ka insistuar të mos i publikohet emri i tij.
“Këtë donacion e jap për arsye humane, e jo për afirmim. Do të jem i gëzuar nëse edhe ajo familje për një moment ndihet e gëzuat”, ka deklaruar donatori.

Familja Saliu nga ky fshat i Kërçovës, shpreh falënderim deri tek njeriu human, por edhe deri tek të gjithë njerëzit human të cilët ndihmuan që ata të zhvendosen në shtëpinë e re.
Iniciativa që t’i ndihmohet kësaj familje ka rrjedhur nga grupi i intelektualëve nga ky rajon i Kërçovës, të cilët kanë qenë në dijeni për vështirësitë me të cilat është përballur kjo familje dhe kanë vendosur të kërkojnë ndihmë.

Marketing