Dje nga Stacioni Policor Veri deri te Prokuroria Themelore Publike për hetimin e krimit dhe korrupsionit të organizuar Shkup, është ngritur një padi penale kundër A.M.(27) nga Verdol-Republika e Gjermanisë, me vendbanim në fshatin Inxhikovë, Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale, trafikim migrantësh.

Me 31 maj në orën 22.30 në autostradën Shkup-Kumanovë pas vendpagesës rrugore ‘Rrahmanli’ nga ana e ekipit doganor është gjetur vetura “Daimler-Grand Voyager” me targa nga Tetova se si qëndron në rrugë.

Gjatë kontrollit është konstatuar se në veturë ka pasur 13 migrantë ( katër nga Afganistani, tre nga Pakistani dhe gjashtë nga Banglladeshi midis të cilëve edhe një i mitur).

Shoferi i veturës është arrestuar në SPB Kumanovë, ndërsa migrantët janë vendosur në Qendrën e Pranimit në Shkup.

Nga ana e gjykatësit me procedurë paraprake A.M.-së iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.