‘Merhamet’ dhe ‘Wefa’, ndanë ndihma humanitare

O. H. “Merhamet”, në bashkëpunim me O. H. “Wefa”, gjatë ditës së sotme bënë shpërndarjen e ndihmave humanitare për familjet në nevojë të rajonit të Kumanovës dhe Likovës.

Marketing

Në këtë aktivitet humanitar u dhuruan kryesisht kamina e shporete për ngrohje me dru, veshmbathje për fëmijë si dhe batanije.

“O. H.”Merhamet” në bashkëpunim me O. H. “WEFA” me seli në Gjermani, so, do të bëjmë shpërndarjen e disa ndihmave humanitare në qytetin e Kumanovës, si dhe në disa vendbanime të komunës së Likovës, në këtë kontigjent të ndihmave do shpërndajmë kamina e shporete për ngrohje me dru, veshmbathje për fëmijë si dhe batanije”,- u shpreh mes tjerash Kujtim Ismaili nga O. H. “Merhamet”.

Kujtim Ismaili për TVM2 thotë se ky aktivitet është i dyti me radhë për këtë sezon dimëror.

“Ky nuk është aktiviteti i fundit, paraprakisht kishim shpërndarjen e drunjve për ngrohje për disa familje nevojtare. Sigurisht se edhe pas aktiviteteve të ditës së sotme do të vazhdojmë me aktivitete tjera humanitare”,- tha Ismaili.

Nga O. H. “Merhamet”, paralajmëruan se edhe gjatë ditëve në vijim do të bëjnë shpërndarjen e ndihmave humanitare për familjet në nevojë.

Marketing