Merita Koxhaxhiku:Asnjëherë nuk jam dorëzuar, sukeset e fëmijëve dhe nxënësve të mi janë shpërblim ndaj sakrficës time!

Merita Koxhaxhiku:Asnjëherë nuk jam dorëzuar, sukeset e fëmijëve dhe nxënësve të mi janë shpërblim ndaj sakrficës time!
1.Çka do të thotë politka për ju?

Marketing

Politika përtej asaj që për mua është një fushë e re angazhimit, unë e shoh si një formë veprimi dhe mundësi për të kontribuar në rrumbullakësimin e proceseve të rëndësishme dhe me peshë për vendin dhe shoqërinë.
Si pjesë e forcës politike të cilës i takoj dhe e përfaqësoj, normalisht që angazhimi ynë bazohet në ofertën tonë politike dhe programën zgjedhore e cila kryekëput reflekton realitetin, kërkesat, nevojat dhe të drejtat e qytetarëve.
Politika është një mjet mjaft i fuqishëm për materializimin e ideve dhe synimeve drejt mirëqenies kolektive, prosperimit dhe zhvillimit. Si të tillë e kam perceptuar dhe me të njejtin qëllim i’ u kam qasur, që aktivitetin politik ta kthejmë në aktivitet i cili sjell dobi dhe asnjëherë dëm, formë e cila do të sjell progres dhe jo hapa mbrapa, mjet i cili shënon arritje dhe asnjëherë regres.

2. Cilat kanë qenë vështirësitë me të cilat jeni ballafaquar gjatë karrierës tuaj?

Çdo lëvizje dhe çdo veprim të cilin e bëj tani, më kujton të kaluarën dhe sfidat me të cilat jemi ballafaquar ne si komb por dhe si grua shqiptare. Jam bijë e një të burgosurit politik, që në të kaluarën si komb jemi ballafaquar me pengesa të shumta të sistemeve të ndryshme. Njëkohësisht si shqiptarë nuk kemi pasur mundësinë të zgjedhim drejtime të shkollimit siç kanë rinia sot, por jo vetëm shkollim por edhe mjekim, edhe punësim dhe pengesa në çdo sferë tjetër të shoqërisë. Gjithmonë shkeljet ndaj gruas shqiptare dhe të drejtat e saja në shoqëri ishin motivi im kryesor për të luftuar padrejtësinë dhe tejkaluar sfidat. Gjatë punës time si mësuese jam munduar maksimalisht të edukoj dhe arsimoj nxënësit, e sidomos vajzat shqiptare, gjithmonë i këshilloja të investojnë në vetvete, në dëshirat që kanë, sepse investimi në vetvete është investim edhe për shoqërinë dhe kombin në veçanti. Më vjen keq që në gjeneratat tona shumë vajza dhe djem nuk i realizuan dëshirat që kishin, ndoshta nga frika apo shtypjet e shumta që kishim nga vet regjimi. Por unë ia dola, sepse kisha bindjen time se njeriu jeton kur realizon synimet, dëshirat dhe kapacitetet që ka, pa marrë parasysh çmimin që duhej paguar dhe e vetëdijshme për dënime dhe skenare të regjuara.
Edhe pas vitit 2001 kam pasur momente kur më paragjykonin si femër shqiptare se si ajo nuk mundet të menaxhojë një institucion shtetëror dhe kjo më motivonte që edhe më shumë të punoj, ditë e natë të bëj plane e projekte dhe të korrim suksese në postin që kishim marrë mbi supe. Të jesh grua shqiptare, intelektuale dhe kontribuese e shoqërisë don të thotë obligime dhe përgjegjësi të dyfishta, duke llogaritur këtu edhe traditën shqiptare për kujdesin e familjes, edukimin e fëmijëve dhe nga ana tjetër jeta profesionale. Por në asnjë moment nuk jam dorëzuar dhe sukeset e fëmijëve të mi, nxënësve që kam mësuar më bëjnë të lumtur dhe krenare me vetveten po aq sa me ata.

3. A jeni të kënaqur, me nivelin e përfaqësimit të grave në pozita udhëheqëse?

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka qënë gjithmonë garantues i përfshirjes së grave në strukturat partiake e pastaj edhe në pozita udhëheqëse shtetërore. Këtë më së miri e dëshmojnë praktikat të cilat flasin për emrat e shumë zonjave të dëshmuiara në jetën politike e të cilat kanë dhënë rezultate të shkëlqyeshme mvarësisht pozitave që kanë mbajtur, qoftë si deputete, zëv.kryeministre, nënkryetare parlamenti, ministre, kryetetare komune apo edhe drejtoresha dhe funksione tjera në nivel qëndror dhe lokal. Bashkimi Demokratik për Integrim gjithmonë ka tejkaluar dispozitat formale, duke ju garantuar më shumë pozicione se sa të parapara me kuotë. Por a ka mundsi të bëhet më shumë, normalisht se po dhe këtë e them me plot bindje sepse sikurse deri më sot edhe më tutje kemi përkrahjen absolute të Kryetarit tonë Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtorët tjerë partiak.

4. A dallojnë idealet e një gruaje shqiptare dikurë dhe sot?
Siç përmenda edhe më lartë dhe dhash një restrospektivë të sfidave që jemi ballafaquar në të kaluarën tregojnë qartë se dallojnë shumë.
Nëse në të kaluarën gruaja ka luftuar për pozitën e saj në familje, për drejtën e saj për t’u shkolluar, emancipuar dhe për tu bërë person i pamvarun në shoqëri, sot gruaja shqiptare ka të drejta të barabarta me gratë e komuniteteve tjera, sot gruaja ëndërron të posedon biznes privat, të arrin shkallët më të larta arsimore, të krijon karierë të sajë profesionale, si mjeke, shkencëtare, politikane, apo funksionare, të jeton jetën sociale siç dëshiron vetë dhe të jep kontributin e saj në çdo sfere të shoqërisë.

5. Cili do të jetë angazhimi juaj në rrugëtimin e ri ( politikë) dhe një mesazh për votuesit?

Ashtu siç edhe e përmenda më lartë, premisat mbi të cilat bazohet përfshirja ime në mënyrë aktive në jetën politike, janë zhvillimi, prosperimi dhe përmbushja e çdo zotimi me të cilin ne do të fitojmë besimin qytetarë.
Unë përmes angazhimit tim të ri në kuvend, në shtëpinë e demokracisë dua të përçoj pikërisht vlerat demokratike. Një zë i fuqishëm për të drejtat që qytetarëve u takojnë, të mirat që ato duhet ti gëzojnë dhe të ardhmen e sigurt që neve na takon, t’ua garantojmë.
Këtu do të shfrytëzoj edhe mundësinë për të kërkuar mbështetje dhe besim nga qytetarët për ti kthyer në realitet të gjitha zotimet tona e mbi të gjitha për idenë e bërjes së kryeministrit të parë shqiptar i cili, vendit do ti garantojë të ardhme dhe qytetarëve mirëqenie.

Marketing