Merkel e pret jashtë, bllokohet dera e automjetit të Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May ka telashe me daljen nga Bashkimi Europian, por edhe me daljen nga vet makina e saj.
Ajo duket se mbeti e bllokuar brenda në mjet, ndërsa Kancelarja gjermane Angela Merkel e priste në këmbë.
Dera e makinës së kryeministres britanike mbeti e bllokuar, derisa stafi u angazhua për hapjen e saj dhe më në fund, ajo mundi të dalë.

Marketing

May po takohet me krerë të ndryshëm europianë dhe me zyrtarë të tjerë, në një përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen e saj të “Brexit”-it, pasi ajo shty votimin e saj në Dhomën e Komunëve.

Kryeministrja thotë se ka nevojë për më shumë garanci për kufirin me Irlandën e Veriut, për të siguruar mbështetjen e deputetëve.