Merkel: Këtë vit të hapen kapitujt për anëtarësim me Shkupin dhe Tiranën

Kancelarja gjermane Angela Merkel, paraqiti sot në seancën plenare të Parlamentit Evropian programin e kryesimit të BE-së këto gjashtë muaj. Një ndër prioritetet e përmendura nga Merkel në fjalim ishte dhe mbajtja e konferencave të para për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut edhe me Shqipërinë.

Marketing

“Gjatë kryesimit tonë ne duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për t’u fokusuar në tre objektiva të tjerë të politikës së jashtme. Pikë së pari për Konferencat e Anëtarësimit, duhet të angazhohemi në bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse do të jetë e mundur, edhe me Shqipërinë, një përparim për vendet e Ballkanit Perëndimor të cilëve iu duhet dhënë perspektiva e anëtarësimit. Konferencat e Anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë duhet të mbahen këtë vit dhe të hapen kapitujt e parë”, tha mes tjerash kancelarja Merkel gjatë prezantimit para eurodeputetëve.

Marketing