Merkel: Mbaj maskë kur shkoj në dyqan

Kancelaria gjermane Angela Merkel në një deklaratë gjatë ditës së djeshme mes tjerash tha se kur shkon në dyqan mban maskë mbrojtëse.

Marketing

“Nëse i respektoj rregullat për mbajtje të distancës, nuk ka nevojë të mbajë maskë. Por, kur shkoj në dyqan, me siguri nuk jemi takuar, përndryshe do të më kishin parë me maskë”, tha Merkel, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se pse asnjëherë nuk është parë maskë.

Ajo shtoi se nuk do të zbulojë se në cilat dyqane bën pazar.