Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do ta vizitojë Athinën sipas të gjitha gjasave më 10 dhe 11 janar, njoftojnë mediat greke. Arsyeja është për vizitën dyditore, sipas gazetës greke “Katimerini” është që të shpreh mbështetje për Qeverinë e Greqisë në lidhje me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë dhe të dërgojë porosi pozitive pas daljes së Greqisë nga memorandumet.

“Zgjedhja e datës nuk është e rastësishme: disa ditë më vonë, nëse nuk ndodh diçka e paparashikueshme, Qeveria e Zaevit do të mbarojë me revizionin e paraparë kushtetues, ndërkaq Marrëveshja e Prespës do të vijë në Kuvendin e Greqisë.

Ashtu siç thonë informatat nga Gjermania, zonja Merkel dëshiron që me vizitën t’i japë mbështetje kryeministrit Aleksis Cipras, pasi që marrëveshja hyn në fazën përfundimtare”, shkruan gazeta greke “Katimerini” dhe rikujton se Berlini ishte aktiv në gjysmën e parë të këtij viti që Athina dhe Shkupi të arrijnë marrëveshje.

Sipas gazetës, Merkel, përveç që do të ketë takim me kryeministrin dhe presidentin, pritet që të takohet edhe me liderin e opozitës, gjegjësisht kryetarin e Demokracisë së Re, ndërkaq nuk përjashtohet mundësia që të takohet edhe me Grekët e Rinj.