Kancerlarja gjermane Angela Merkel ka biseduar me telefon me kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, kanë konfirmuar për Dojçe Vele nga kabineti i kancelares.

Për çka ka biseduar Merkel me dy kryeministrat nuk kumtohet, por bisedimet realizohen vetëm dy ditë pasi kryeministri Zoran Zaev opinionit ia njoftoi propozimin për emrin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”.

Merkel në samitin e Sofjes realizoi takime të ndara me kryeministrat Zaev dhe Cipras ku tha se i gëzohet faktit që përparojnë bisedimet për emrin mes dyja vendeve.