Merko i përgjigjet Sugareskit për plazhet: Duhet të zbatohet decentralizimi

Kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, i cili tha se dikasteri që ai drejton ka propozuar ndryshime në Ligjin për tokë ndërtimore, me të cilat parashihet që shteti të merr nën drejtim plazhet në Liqenin e Ohrit, në vend të komunave siç është tani.

Merko thotë se duhet t’i dërgohet mesazh Sugareskit se Maqedonia është shtet demokratik dhe kjo sipas tij, nënkupton që duhet të praktikohet decentralizimit.

“Prej vitit 2012 me decentralizim plazhet janë nën ingerenca të komunave. I rekomandoj Sugareskit të mos merr vendime selektive, vetëm për plazhet e Strugës. Le t’ia merr kompetencat edhe Komunave të Ohrit, Prespës, Dojranit dhe tek liqenet më të vogla. Ku do t’i dërgojë ministri plazhet, në Prilep?”, tha Merko për Plusinfo.

evn