Merko kërkon plan zhvillimor për Strugën

Kryetari i Strugës, Ramiz Merko ka kërkuar nga pronarët e platformave në bregun e Liqenit të Strugës, që të solidarizohen që të mos humbet statusi i Liqenit të Ohrit në UNESKO.

Marketing

Për këtë, ka kërkuar nga Qeveria dhe Komisioni i UNESKO-s të ketë plan zhvillimor.

“Të kemi një plan zhvillimor për të gjithë qytetin e Strugës, me qëllim që kjo rini, këta qytetarë të kenë me çka të jetojnë”, tha Merko në bregun e liqenit, transmeton TV21.

Ka kërkuar, që nuk është ideja vetëm të thuhet se kallami nuk duhet të digjet, por se si mund ta bëjmë më mirë atë.

 

Marketing