Merko ndau çertifikata për kujdestarët e Komunës së Strugës

Kryetari i Strugës edhe sot ndau çertifikata për kujdestarët e Komunës të cilët kujdesen për të moshuarit në kushtet e shtëpisë.

Marketing

Ndarja e çertifikatave për kujdestarët në Komunën e Strugës

Kryqi i Kuq i Strugës në kuadër të projektit “Kujdesi për të moshuarit në kushtet e shtëpisë në komunën e Strugës”, i financuar nga Ministria e punës dhe politikës sociale dhe Banka Botërore, me mbështetjen e Komunës së Strugës sot bashkë me kryetarin Ramis Merko, realizoi dhënien e çertifikatave për kujdestarët e trajnuar për dhënien e kujdesit për të moshuarit në kushtet e shtëpisë në komunën e Strugës.

Si pjesë e projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, 60 përfitues fillestarë nga komuna e Strugës do të marrin ndihmën dhe shërbimin për kujdes në shtëpinë e tyre, nga 20 kujdestarë të çertifikuar për kujdestar për ndihmë dhe kujdes të të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Për më shumë informacion në lidhje me shërbimin mund të drejtoheni në ambientet e Kryqit të Kuq Strugë ose në numrin e telefonin 046/786 014.

JEMI BASHK.