Merko: Në Strugë nuk ka ndërtime pa leje

Përderisa në Ohër ka filluar rrënimi i objekteve të ndërtuara pa leje, kryetari i Strugës, Ramiz Merko vlerëson se komuna e tij është e pastër nga ndërtimet ilegale. Shton se ndoshta mund të ketë dhjetëra ndërtime, por se ato janë nëpër fshatra e jo në pjesën qendrore.

Marketing

Në pjesën qendrore nuk ka asnjë ndërtim pa leje. Dhe këtë sërish e pohoj. Ndërsa për disa ndërtime të mundshme pa leje që janë në pjesën e brendshme apo në zonat rurale është bërë listë. Por, UNESKO apo kushdo qoftë nuk sugjeron që të largohen. Këto pyetje do t’ia parashtroni qytetit të Ohrit kurse ne vetëm mund të kontribuojmë. Por, ata duhet vet të mbrohen. Ne do të kontribuojmë, por Ohri duhet ta pastrojë oborrin e vet”-tha Ramiz Merko, kryetar i Strugës.