Merko: Në Strugë s’ka ndërtime ilegale

“6 platforma janë në Strugë dhe me siguri për një kohë të shkurtër të gjitha këto do të largohen”, kështu ka paralajmëruar rrënimin e platformave që gjenden në bregun e Liqenit të Strugës, kryetari i saj, Ramiz Merko.

Marketing

Platformat do të rrënohen nga pronarët e tyre, por Merko tha, se “nëse u duhet ndihmë, atëherë komuna do t’u dalë në ndihmë”.

Ai edhe sot ka përsëritur, se në Strugë nuk ka ndërtime ilegale dhe problemin me ndërtimet ilegale, Ohri duhet ta zgjidhë vetë.

I pyetur, pse atëherë po rrënohen 6 platformat, Merko me përgjigje:

“Të njëjtën e them sërish, se nuk janë ndërtime ilegale, sepse këto janë bërë me miratim. Këto janë vendime të miratuara. Nuk janë ndërtime ilegale dhe ju vetëm spekuloi”, tha Merko.

Ndërkaq, ka njoftuar se pronarët e platformave nuk kërkojnë dëmshpërblim dhe se “këtë (rrënimin) e bëjnë në mënyrë solidare”.