Merko -Shishak: Projekti “Struga-Destinacioni juaj turistik”

Kryetari i Strugës Ramiz Merko nënshkroi kontratë me Antonija Shishak për projektin “Struga – Destinacioni juaj turstik”

Marketing

Kryetari i Komunës së Strugës, z.Ramis Merko nënshkroi kontratë me Bankën Botërore për realizim dhe implementim të projektit “Struga – Destinacioni juaj turstik” projekt mbi rikonstruimin dhe zgjërimin e shtegut për këmbësore dhe biçikleta përgjatë rrugës së Liqenit dhe atë nga Euro Hoteli deri në mbarimi e qytetit për në Kalishtë.

Projekti “Struga – Destinacioni juaj turstik” kryesisht ka për qëllim zhvillimin dhe promovimin e turizmit gjë që do të ndikojë dukshëm edhe në zhvillim ekonomik lokal. Projekti në fjalë ka të bëjë me ndërtimin dhe rikonstruimin e ifrastrukturës rrugore, gjejgjësisht ndërtimin dhe zgjërimin e shtegut me gjatësi prej afër 4 kilometrash përgjatë rrugës së Liqenit, shteg për këmbësorë dhe biçikleta në të dy anët e rrugës, të cilat do të shërbejnë për rekreim dhe njëkohësisht për lëvizje të lirë të këmbësorëve dhe biçikletistëve.

Projekti ka vlerë prej 800 mijë euro dhe është finansim i përbashkët I Komunës së Strugës dhe Bankës Botërore.

Tenderi është I hapur që nga data 02.03.2020 e deri më datën 30.03.2020. Aplikuesit e interesuar mund të gjejnë më shumë informacione në faqen e Byrosë për furnizime publike.

Struga së shpejti me pamje të re. Për Strugën që duam.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

Marketing