Merr fund ankthi, Alvin Berisha mbërrin në Romë

11-vjeçari shqiptar, Alvin Berisha, ka mbërritur në Itali. Alvin është transferuar me një fluturim të Alitalias (AZ 827) që ka mbërritur pak pas orës 7:00 në aeroportin e Romës, Fiumicino nga Bejruti.

Marketing

Ai është pritur nga babai i tij, Afrimi edhe dy motrat e tij më të mëdha. Vogëlushi shqiptar u largua në dhjetor të vitit 2014 nga nëna që donte t’i bashkohej ISIS.

Nëna e të miturit u vra gjatë luftimeve në Siri, ndërsa Alvin përfundoi në kampin e refugjatëve të Al Hol në verilindje të Sirisë, aty ku gjend fillimisht nga emisioni “Le Iene”.

11-vjeçari është nxjerrë pak ditë më parë nga kampi, ndërsa ditën e djeshme u publikua lajmi për lirimin tij.

Marketing