Policia ka ndërmarr masa ndaj liderit të partisë pro ruse “Maqedonia e Bashkuar”, Janko Baçev dhe krahut të tij të djathtë Filip Petrovski. Protesta e mbrëmshme para shtëpisë së deputet të VMRO-DPMNE-së, Sasho Vasilevski dhe fjalët fyese që Baçev dhe protestuesit drejtuan ndaj Vasilevskit kanë krijuar bazë për kallëzim penal. Dikasteri i Brendshëm konfirmon se në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, ndaj Baçev dhe personave të tjerë do të veprohet në përputhje me ligjin.

Në një moment situata është tensionuar dhe ka pasur sulme verbale ndaj deputetit Vasilevski nga ana e Bacev. “Si stë vjen turp, spiun, deputet populli. Me sa para të kanë blerë, kopil… e shitët shtetin.”, ka akuzuar Bacev. Por Vasilevski e ka ironizuar duke i thënë që të largohet dhe të shkojë të valojë me flamuj, duke aluduar në ate rus, por përgjigja e Bacev ka qenë akuzë e rëndë duke i thënë që deputeti të valojë flamurin e shqiptarëve dhe homoseksualëve.

Protesta të ngjashme më herët kishte edhe pranë shtëpisë së deputetit Ljuben Arnaudov dhe Kërsto Mukoski. Pas votimit të nevojës për ndryshimet kushtetuese më 19 tetor, 8 deputetë e VMRO-së me pëlqim të ministrisë së Brendshme janë nën masa kujdesi 24/7.