Mertens barazon një rekord të madh, ia dedikon golin një personit të veçantë

8:30 | 23 Prill 2021

Marketing

Napoli ka arritur që të fitojë më rezultat të thellë, 5-2, ndaj Lazios për xhiron e 32-të në Serie A.

Dries Mertenes barazoi rekordin e golashënuesit më të mirë të Napolit, Antonio Vojak, i cili ka shënuar 102 gola aq sa ka edhe Mertens tanimë, përcjell lajmi.net.

Kjo ndeshje ishte emocionuese për Mertens, i cili këtë gol ia dedikoi gjyshës së tij e cila ka vdekur së fundmi.

Reprezentuesi i Belgjikë e ka gjetur golin pas një goditje mjaftë të mirë në zonën e Lazios, duke marrë kështu 3 pikët e radhës.

Ai pas shënimit të golit u pa duke i dërguar gishtat lartë, në qiell dhe madje u pa duke fshirë lotët.

Napoli ka 63 pikë pas 32 ndeshjeve, vetëm 3 më pak sesa Milani, e cila renditet e dyta në tabelë./Lajmi.net/