Mes të infektuarve nga koronavirusi në Greqi janë edhe 4 shqiptarë

Në Greqi 99 persona kanë rezultuar se janë infektuar nga koronavirusi dhe mësohet se ndër ta 4 janë shqiptarë.

Marketing

Bëhet fjalë për 2 cifte me origjinë nga Saranda. Ata janë minoritarë me nënshtetësi të dyfishtë dhe jetojnë në ishullin Zakynthos.

Dy nga personat e prekur janë motër e vëlla dhe 2 personat e tjerë janë bashkëshortët e tyre. Mësohet se ata janë të moshës 55-60 vjec dhe gjendja e tyre për momentin paraqitet normale.

Sicili nga ciftet kanë në pronësi nga një biznes që operon kryesisht në sezonin e verës.

Ata kanë shfrytëzuar periudhën jashtë sezonit për të udhëtuar me grupin e pelegrinëve në Izrael dhe Egjipt, nga ku 54 persona kanë rezultuar pozitivë dhe një 66 vjeçar humbi jetën ditën e sotme.