Anëtarët e Shtabit të Krizave, të cilët do të udhëheqin fushatën kundër referendumit, dërguan mesazhe anti-shqiptare në nënshkrimin e sotëm të memorandumit për bashkëpunim. Strashko Ollumçev nga organizata Këshilli Nacional Maqedonas “Makedonium”, tha se vetëm maqedonasit etnikë kanë të drejtë të vendosin për emrin.

Fillimisht, nëse aludoni në atë që e thash gjatë fjalimit, ajo është deklaratë e Zoran Zaevit. Ai vet ka thënë. Unë aty thash gjëra tjera nëse e keni vërejtur. Askush tjetër përveç popullit maqedonas nuk ka të drejtë të vendos për identitetin maqedonas.

Çka jeni me profesion?
E kam kryer shkollën e mjekësisë!
A e dini se edhe ju jeni viktimë e lajmeve të rrema, ajo që keni lexuar është lajm i rremë.

A është e rrejshme apo jo unë nuk e di! Unë e di vetëm një gjë, që Zoran Zaev ka shumë gjëra që duhet shpjeguar për origjinën e tij”, u shpreh Strashko Ollumçevit.

U MBLODHËN PËR TA "SHPËTUAR" EMRIN, FAJTORË PËRSËRI SHQIPTARËT

U MBLODHËN PËR TA "SHPËTUAR" EMRIN, FAJTORË PËRSËRI SHQIPTARËT

Publiée par TV21 sur Dimanche 5 août 2018