Mesazhi emocionues i Buffonit për Casillas

Gianluigi Buffon ka shpërndarë një mesazh emocionues pas konfirmimit të lajmit për pensionimin e Iker Casillas.

Marketing

Legjenda spanjolle vendosi të pensionohej nga futbolli, pas një karriere të pasur si portier.

Në vitin e kaluar, Casillas kishte pësuar një sulm në zemër, dhe nga ajo kohë nuk ishte paraqitur në asnjë ndeshje, dhe sot, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli.

“Ata thonë se konkurrenca na bën neve më të mirë se të tjerët, por jo përballë përsosmërisë me veten”, ka shkruar Buffon, përcjell lajmi.net.

“Ndoshta ky kërkim i kotë i përsosmërisë është ajo që na bëri këta që jemi. Faleminderit Iker, pa ty, gjithçka do të kishte pasur më pak kuptim”.

Marketing