Mesazhi i Bajramit i Reisit: Kjo festë e madhe është simbol i kryerjes së amanetit të besuar nga Zoti

HUTBEJA E REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI

Marketing

FITËR BAJRAMI 2021/1442H

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

﴿قَدۡ أَفۡلَحَ مَن تَزَكَّىٰ١٤ وَذَكَرَ ٱسۡمَ رَبِّهِۦ فَصَلَّىٰ١٥﴾ ﴿سُورَةُ الأَعۡلَىٰ﴾

“I shpëtuar është ai që pastrohet, që e përmend emrin e Zotit të

vet dhe që fal namaz!”
(E'alaa 14,15)

Besimtarë të nderuar, vëllezër e motra!
Me gëzim të madh e mirëpresim Festën e madhe të Fitër
Bajramit, festë kjo e shpërblimeve më të mëdha të vitit. Kjo ditë
paraqet kënaqësinë e All-llahut Fuqiplotë për përkushtimin e
madh që treguam gjatë muajit të Ramazanit, gjatë të cilit me
zemër e shpirt, me vetëdije të lartë dhe me gjithë trupin tonë,
agjëruam ditët e Ramazanit, duke treguar në praktikë
lidhshmërinë e paluhatshme me Krijuesin. Reformuam të
menduarit dhe personalitetin tonë, fisnikëruam shpirtin dhe
zemrat tona, duke kultivuar vetëdije të lartë mbi Zotin, njeriun
dhe botën që na rrethon.
Festa e Fitër Bajramit është triumfi i besimit ndaj pabesimit,
i së mirës ndaj së keqes, i bujarisë ndaj koprracisë, i solidaritetit
ndaj nënçmimit, i afrimit me njëri-tjetrin ndaj izolimit dhe largimit
prej tjerëve, i paqes ndaj konflikteve, i shpirtërores ndaj
materiales dhe i pajtimit ndaj hakmarrjes; shkurt thënë: kjo festë

e madhe është simbol i kryerjes së amanetit të besuar nga i madhi
Zot.
Për këtë All-llahu i Gjithëmëshirshëm në Kur'anin Famëlartë thotë:
(قَدْ أَفْلَحَ مَن تَزَكَّىٰ وَذَكَرَ ٱسْمَ رَبِّهِۦ فَصَلَّىٰ) “I shpëtuar është ai që pastrohet, që e
përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz!” (E'alaa 14,15)
Ky Ramazan i bekuar, ishte bashkë me ne në momentet më
të vështira që solli sëmundja e rrezikshme Covid-19 dhe
bashkëjetoi me ne gjatë tërë ditëve të agjërimit. Kjo bëri që të jetë
një vlerë edhe më e madhe për besimtarin, sepse ne bëmë një
luftë të dyfishtë, ajo kundër shejtanit të mallkuar dhe tjetra në
përpjekjet tona për të dhënë kontribut në zbehjen dhe evitimin e
prekjes nga virusi.

Andaj, sot po i drejtohemi të Madhit Zot me lutje të pranojë
agjërimin tonë, ibadetet tona, duatë tona, lëmoshat tona, të
gëzojë zemrat e të gjithë njerëzve anembanë globit, t’i shpëtojë
dhe t’i ngritë të dobëtit, t’i pajtojë zemrat e njerëzve me qëllim
për të jetuar në paqe e harmoni, t’i shërojë zemrat dhe plagët e
familjeve të viktimave që solli sëmundja e rrezikshme dhe të
forcojë unitetin tonë për të mirën e familjeve tona, popullit tonë
dhe gjithë gjinisë njerëzore.

Për përkushtimin që kemi treguar në muajin e shenjtë të
Ramazanit, lutemi që me mëshirën e All-llahut Fuqiplotë të na
kaplojë fryma e thënies së Muhammedit a.s.: (من صام رمضان إيمانا واحتسابا غفر له
ما تقدم من ذنبه) “Kush e agjëron muajin e Ramazanit me besim të

paluhatshëm dhe me vetëdije të lartë do t’i falen të gjitha
mëkatet e mëparshme.”
Urime dhe e gëzofshim të gjithë këtë ditë të madhe! Na
qoftë e bekuar Festa e Fitër Bajramit.

Marketing