Mesazhi i Miley Cyrus para performancës në “Sunny Hill Festival”

Miley Cyrus kishte disa fjalë para performancës në “Sunny Hill Festival”.

Marketing

Ylli me famë botërore, Miley Cyrus pritet që sonte ta ‘ndez’ skenën e “Sunny Hill”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një video në Instagram, të cilën e kishte shkëputur nga provat për performancën në festival.

Ajo u shpreh e nderuar që është pjesë e këtij festivali si dhe kishte dy fjalë edhe për Dua Lipën.

“E nderuar të këndoj sonte në Sunny Hill Festival dhe të festoj bashkë me shoqen time Dua Lipa. Shkojmë Kosovë!”, ka shkruar Miley.

Kujtojmë se për këtë festival në Kosovë po qëndron edhe Dua Lipa, e cila në një konferencë për medie të mbajtur sot u pyet rreth një dueti të mundshëm me Miley Cyrus, meqë rast e la të hapur këtë mundësi.

https://www.instagram.com/mileycyrus/?utm_source=ig_embed