Mesazhi i Rashicës pas turpërimit nga Bayerni

Rashica kërkon që ekipi të jetë i bashkuar dhe të harrojë turpërimin nga Bayerni

Marketing

Në aspektin persona, Milot Rashica ka bërë një tjetër paraqitje t mirë në Bundesliga dhe i ka shënuar një supergol Bayern Munichut.

Por, kjo mbeti nën hije pasi Werder Bremen i shqiptarit u demolua nga Bayerni, duke u mposhtur 6-1 në ‘Allianz Arena’.

Sido që të jetë, Rashicën kërkon që të harrohet sa më parë dhe skuadra të fokusohet për dy sfidat e radhës, të fundit për vitin 2019.

“Le të qëndrojmë së bashku për dy ndeshjet e radhës për këtë vit shumë të rëndësishme. Tani më shumë se kurrë më parë”, shkroi ai në Instagram. /Gazeta Express/

Milotrashica

@milotrashica

Let‘s stick together for the last 2⃣ crucial games of the year. More than ever now! @werderbremen

View image on Twitter
Marketing