Mesazhi i Soslkjaer për Martialin, Pogban dhe Rashfordin

Ole Gunnar Soslkjaer planifikon të shfrytëzojë shpejtësinë e Anthony Martial, Paul Pogba, Jesse Lingard dhe Marcus Rashford.

Marketing

Norvegjezi thotë se filozofia e Manchester United ka qenë gjithmonë të sulmojë dhe ai nuk ka ndërmend ta ndryshojë.

“Lojtarët nuk më kanë thënë asgjë të keqe për Mourinhon”, shprehet Solskjaer.

“Por fola me ekipin dhe duam të luajmë në sulm. Kur të shënojnë të dytin, do të tentojmë të shënojmë të tretin. Kur të shënojmë të tretin, duam të katërtin”.

“Nuk do të ndodhë gjithmonë si ndaj Cardiff, por duhet të krijojmë mundësi shënimi dhe me shpejtësinë e madhe që zotërojmë, mendoj se asnjë ekip nuk do të ketë Martial, Pogba, Lingard dhe Rashford si kundërshtarë”.

“Prandaj nuk kemi pse u ndalim vrullin. Filozofia e sulmuese e Manchester United është pjesë e traditës dhe kjo është loja që duam të luajmë”.

Marketing