I pranishëm në homazhet e organizuara në nderim të Fadil Vokrrit ishte edhe një nga futbollistët më të mëdhenj kroatë, Zvonimir Boban.

Fjalët e kroatit janë vërtetë prekëse për një futbollist dhe njeri të madh si Vokrri.

“Erdha për ta ngushëlluar familjen e Vokrrit për këtë humbje të madhe. Normalisht që përcjell ngushëllimet edhe të presidentit të UEFA-s, Ceferin. Ka qenë legjendë e futbollit. Më rrallë jemi takuar viteve të fundit me njëri-tjetrin, por ka qenë njeri i madh. Shpresoj se do të takohemi në një botë tjetër, për të luajtur futboll.”