Mësimdhënësit kundër Taravarit: Veprim i ulët, emëron dhe shkarkon drejtorë brenda javës

Në lidhje me marrjen e kompetencave të komunës së Gostivarit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës – MASH, si pasojë e shkeljes së rëndë ligjore jemi të detyruar t’u përgjigjemi dezinformatave dhe jo-korrektësisë nga ana e të parit të komunës së Gostivarit, i cili në vazhdimësi politizon dhe sjellë ndasi mes qytetarëve të Gostivarit duke shkaktuar huti dhe kaos në institucionet bazë të shoqërisë, që janë shkollat fillore dhe të mesme publike. Dëshirojmë që qytetarët e Gostivarit të jenë të informuar në mënyrë të drejtë rreth zhvillimeve të fundit në Arsim në komunën e Gostivarit.

Marketing

Parashtrohet pyetje a nuk ishte vallë ai i cili thirrej si Kryetar i të gjithë qytetarëve të Gostivarit, dhe se do të angazhoheshte për depolitizim të arsimit ?

Në mënyrë të argumentuar sqarojmë opinionin publik me procedurën e veprimit të tij në shkollat fillore dhe të mesme, në veçanti në shkollën e mesme Teknike komunale.
Këshilli i shkollës së mesme Teknike në Gostivar, me datë 25.12.2018 ka bërë njoftim deri te Kryetari i komunës për hapjen e konkursit për drejtor, pasi sipas nenit 92 nga Ligji për Arsim të mesëm, bëhet njoftim i Kryetarit të komunës 3 muaj para skadimit të mandatit të drejtorit në detyrë.

Si përgjigje ndaj kërkesës së Këshillit Drejtues, Taravari të nesërmen me datë 26.12.2018 bëri shkarkimin e drejtorit me arsye se nuk e realizon programin e punës edukativo-arsimore.

Arsyetimi i i tij ishte i pakuptimtë sepse shkolla Teknike është rast i veçantë pasi për këtë mandat janë bërë investime me vlerë mbi 600 mijë euro, me çka kjo shkollë ka arritur ndryshime pozitive në çdo aspekt. Për fat të keq, Kryetari Arben Taravari nuk e ka vërejtur pasi punët i sheh nga dioptria politike.

Nga ankesat e drejtorit, si përgjigje nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, Kryetari Arben Taravari anulon vendimin e vet për shkarkim, dhe me datë 30.01.2019 emëron drejtorin legjitim. Me këtë veprim, Taravari dëshiroi të mashtron Inspektoratin Shtetëror të Arsimit dhe menjëherë me datë 06.02.2019 (Lënda nr 09-351/1) shkarkon po të njejtët drejtorë legjitim që vet e shkarkoi dhe pastaj sërish e emëroi.

Ky skenar duket që ishte i parapërgatitur nga udhëheqësia e komunës, për të cilin ishte i informuar edhe opinioni.

Këtë veprim të ulët të Arben Taravarit, Inspektorati Shtetëror të Arsimit e vlerësoi si rast presedant dhe të paparë deri tani, ku drejtori emërohet dhe shkarkohet brenda javës, duke mos respektuar asnjë normë ligjore

Parashtrohet pyetja a nuk është ky veprim mashtrim dhe partizim të cilin në vazhdimësi e përmend Arben Taravari ?

Si pasojë e një veprimi jashtligjor dhe të paparë në praktikat e deritanishme, Inspektorati Shtetëror i Arsimit kërkon që kompetencat dhe përgjegjësia t’i mbeten Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – MASH.

Me këto veprime të Kryetarit të komunës, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme është krijuar një ç’rregullim i përgjithshëm institucional ku më shumë e pësojnë nxënësit dhe procesi arsimor, kurse në popullatë paraqitet një atmosferë krejt ndryshe me dezinformata nga zyrat e komunës.
Jam i bindur që këto veprime në arsim janë shumë të ndjeshme dhe të dëmshme.

Me respekt,

Ibrahim Asani, Profesor i fizikës në shkollën e mesme Teknike komunale – Gostivar

Marketing