Mësimdhënësit protestojnë, duan paga më të larta

Paga më të lata në arsim, pagesë të K-15, respektim të ligjit dhe marrëveshjes kolektive, jo transferimit nga sektori publik në atë privat dhe ndryshim të planprogrameve mësimore. Këto janë vetëm disa nga kërkesat që punonjësit në arsim i përsëritën në protestën e sotme para Qeverisë. Të revoltuar nga gjendja momentale në arsim, përfaqësuesit e SASHK-ut përkujtuan se nuk pranojnë asnjë reformë në arsim nëse nuk përfshihen në ndryshimet e paraparë ligjore.

Marketing

Protesta dhe kërkesat SASHK-ut u mbështetën nga Sindikata evropiane për arsim dhe ato  rajonit.  Protestat e sindikalistëve filluan në janar të vitit 2018 duke u zhvilluar në të gjitha qytet e vendit.

Marketing