Nxënësit që nuk i përfshin vendimi për mësim me prezencë fizike, u kyçën në platformën elektronike në ditën e parë të fillimit të vitit shkollor.

“Ju dëshiroj një fillim të mbarë në këtë mënyrë jo të mirë, në mënyrë virtuale. Kjo distancë mendoj që nuk do të na bëjë problem për zhvillimin mësimor që do ta kemi.”

“Është shumë me rëndësi edhe koha në të cilën do të kyqeni pasi që orët janë të shkurtuara dhe duhet të jeni të saktë në orën në të cilën do të inkuadroheni”

Mungesa e pranisë fizik në shkollë vërehej nga fytyra dhe zëri i nxënësve të cilët shpresojnë të kthehen në bankat e shkollës.

“Pasi që jemi viti i katërt, jemi në vitin e fundit, për ne do të ishte shumë e rëndësishme që të ishim në bankat shkollore”.

“Pasi që jemi në drejtimin e medicinës, shpresojmë që ditëve në vijim edhe praktikën ta mbajmë me prezencë fizike sepse jemi përmalluar”.

Shkollat shfrytëzojnë platformën për mësim online e cila sipas drejtuesve të shkollave në ditën e parë të mësimit ka funksionuar pa probleme. Në shkollën profesionale “Cvetan Dimov” vërejtjet e vetme kishin të bëjnë me fjalkalimet.

“Ka disa probleme me fjalkalimet, me pasvordin. Do të mundohemi nga ana e ekipit i cili është në përkrahje të mësimit online ti tejkalojmë disa mangësi të vogla. Shpresoj që prej të hënës ne do të jemi, mos të themi qind përqind por 90 % do të jemi në platformë- deklaroi Visar Durak, drejtor i shkollës profesionale “Cvetan Dimov”.

Gjithashtu, Duraku tha se javën që vjen do të definohet numri i saktë i nxënësve që nuk do të mund të përfshihen në mësimin online. Sipas Durakut, protokollet do të mundësojnë që disa nga këto nxënës të vijnë fizikisht në shkollë ndërsa të tjerëve do t’u sigurohen materiale mësimore.