Mësimi online, gjimnazistët e Dibrës në protestë

Edhe nxënësit e shkollës së mesme në Dibër bojkotuan mësimin online. Profesorët u kyçën në platformën nacionale, por nuk kishin kujt t’u ligjëronin.
Drejtuesi i Shkollës së Mesme “28 nëntori” në Dibër, këshilli komunal dhe kryetari i komunës kanë bërë kërkesa që mësimi në gjimnaz të mbahet me pjesëmarrje fizike, pasi objekti është i ri dhe ka kushte për të respektuar protokollet.
Ndërkaq, në tre shkollat 9 vjeçare të Dibrës mësimi u mbajt sipas protokollit të paraparë.