Mësohet kombësia e viktimës së gjetur në qesen plastike

Vetëm për pak javë në lokacione të ndryshme në vend janë gjetur 3 persona të vdekur të cilët në rrethana ende të panjohura e kanë humbur jetën. Në komunën e Strumicës përkatësisht në ujërat e akumulimit “Turija” në periudha të ndryshme kohore janë gjetur 2 kufoma. Vrasja e tyre është kryer në mënyrën e njëjtë, gjë që ngjallë dyshime për vrasës serik.

Marketing

Ndërkohë pak ditë më parë u gjet trupi i pajetë i një gruaje i mbështjellë me qese në fshatin Orizare e Epërme të Shkupit që jozyrtarisht mësohet të jetë e kombësisë rome. Zv/ministri i Brendshëm Agim Nuhiu, duke mos dashur të zbulojë detaje për shkak të hetimeve thotë se policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit dhe se deri tani janë ndaluar 6 persona.

Është i njohur edhe profili i të njëjtit trup, dhe mu për këtë arsye ne kemi ndaluar mbrëmë 6 persona si pista të mundshme për të hedhur dyshimet të bazuar se ata mund të jenë edhe kryerës të kësaj vrasje dhe për shkak se jemi në fazën e avancuar të hetimeve kriminalistike nuk mund të ndaj për opinionin informata për identitetin dhe për profilin e trupit të pajetë- deklaroi Agim Nuhiu Zv/ ministër i Brendshëm.

Ndërkaq për dy kufomat që u gjetën në ujërat e akumulimit “Turija” në Strumicë, Nuhiu tha se personi I dyshuar për vrasjen e tyre është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.
Mund të them për opinionin se për policinë identiteti I trupit të dy të gjeturve në Strumicë është i njohur megjithatë presim prononcim zyrtarë nga ekzaminimet e AND-së dhe për këtë vrasje ne kemi person të dyshuar i cili ndodhet në paraburgim dhe e dimë motivin se si është kryer dhe ka ngjashmëri ka lidhje të ngjashme për nga forma dhe mënyra e kryerjes së vrasjes edhe me vrasjen që ka ndodhur muaj më parë në territorin e qytetit të Strumicës”- thaNuhiu.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në vitet e fundit është shënuar rënie e numrit të vrasjeve, krahasuar me periudhën e kaluar.