Mësohet nëse Ronaldo është infektuar me koronavirus

Cristiano Ronaldo nuk është infektuar me koronavirus, pavarësisht se po mbahet në karantinë në vendlindjen e tij, në Madira.

Marketing

Ylli i Juventusit do të mbetet në shtëpi teksa frika nga infeksioni është ende aty.

Shoku i tij i skuadrës, Daniele Rugani, u bë lojtari i parë në Serie A që u konfirmuar pozitiv në testet për koronavirus.
Klubi i Juventusit ka konfirmuar se ka çuar në izolim 121 pjesëtarë të skuadrës, përfshirë lojtarë, trajnerë e anëtarë të tjerë të tyre.

Presidenti i qeverisë rajonale të Madira, Miguel Albuquerque ka deklaruar: Unë nuk mund të flas për këtë çëshje për arsye të mbrojtjes së të dhënave personale, por dua të them se situata është analizuar siçm duhet dhe, në këtë kohë, është garantuar se nuk ka mundësi të infeksionit”.