Messi, 50 gola në sezonin 2018/19

Messi ka kapur shifrën e 50 golave në sezonin 2018/19.
Leo Messi ka shënuar dy gola në barazimin që Barcelona po e merr në udhëtim te Eibar, ndeshja e fundit për sezonin që po lëmë pas.

Marketing

Kështu, Messi shkoi në kuotën e 36 golave në La Liga, duke lënë Kylian Mbappen prapa me 32 në garën për “Këpucën e Artë”.

Në total, me dy golat kundër Eibarit, Messi ka shkuar në kuotën e 50 finalizimeve.
Kjo është hera e gjashtë në karrierë që Messi shënon 50 e më shumë gola.

Rekordin e mban në sezonin 2011/12, që kishte shënuar 73 gola në 60 paraqitje, ndërsa në disa sezone tjera ka shënuar; 53, 60, 58 dhe 54.

Marketing