Messi dëshiron qëndrimin te Barcelona, por familja e këshillon për kalimin te PSG-ja

15:19 | 20 Maj 2021

Marketing

E ardhmja e Lionel Messit mbetet e pasigurt, njësoi si ajo e Kylian Mbappes.

PSG dëshiron ta mbajë francezin me të gjitha kushtet, por janë duke humbur kohë para se lojtari të vendos për të ardhmen, derisa Messi dëshiron të mbetet te Barcelona, transmeton lajmi.net.

La Parisien raporton se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka vendosur të qëndrojë në “Camp Nou”, pavarësisht problemeve financiare që gjendet klubi.

Familja e Messit duan kalimin te PSG-ja 

Babai i Messit dhe familja janë duke i bërë presion që lojtari të largohet nga Barcelona dhe t’i bashkohet PSG-së.

Në Paris, garancia për projektin sportiv është superior në krahasim me atë që ofrohet nga Barcelona, skuadër që ka humbur në 1/16 e Ligës së Kampionëve, janë në pozitën e tretë dhe kanë menaxhuar të fitojnë vetëm trofeun e Kupës së Mbretit.

Dy vite tjera në Evropë

Objektivi i Messit është të vazhdojë në Evropë për dy sezone tjera, deri në vitin 2023, para se të largohet në Amerikë për të përfunduar karrierën.

Futbollisti në Amerikë do fitojë shumë më shumë se në Evropë, andaj mund të pensionohet një në shtet ku yjet si Henry dhe Ibrahimovic kaë përformuar në nivel mjaftë të lartë./Lajmi.net/