Messi dhe Barça ribashkohen

Barcelona ribashkohet me Lionel Messin. Ylli argjentinas të dielën iu nënshtrua testeve anti-koronavirus dhe të hënën ai u kthye në stërvitje me grupin, për herë të parë nën urdhrat e trajnerit të ri Ronald Koeman, i cili e konsideroi pjesë thelbësore në projektin e tij, ndonëse vetë Messi konfirmoi se ndihej jashtë planeve të klubit.

Marketing

Seanca stërvitore në kompleksin e klubit ishte me dyer të mbyllura. Të gjithë sytë ishin tek kapiteni pas telenovelës verore, e cila përfundoi me një betejë ligjore që nuk dëmtoi vetëm Barcelonën.

Pakënaqësinë e 33-vejcarit ishin të mëdha dhe e kërkoi me insistim largimin, por Barcelona ndihmuar edhe nga La Liga nuk e lejuan të largohej dhe tani ai premton të jap maksimumin.

“Unë do të jap gjithçka për Barcelonën” konfirmoi Messi në intervistën në të cilën ai njoftoi qëndrimin e tij në Katalonjë, por reagimet e lëshuara midis tifozëve kanë pasur efekte të ndryshme.

Fjalën e tij tani kapiteni duhet ta thotë në fushë, fillimisht në qendrën sportive të Barcelonës, ku Messi kreu stërvitjen e parë në nën urdhrat e Koeman.

Do të jetë në dorën e trajnerit holandez dhe 6 herë fituesit të topit të artë për të gjetur recetën e duhur për të fituar së bashku.

Pa Vidal dhe pa Suarez, dy miq të shkëlqyeshëm të Leos, të cilët do ti mungojnë jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.