”Messi dhe Ronaldo duhet të ndajnë çmimet çdo sezon”

Dimitar Berbatov mendon se çmimet e Topit të Artë dhe FIFA Best duhet t’i japin fund debatit mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos thjesht duke i dhënë të dy lojtarëve çmimin çdo sezon.

Dyshja garuan bashkë në Spanjë ku kanë luajtur te Barcelona përkatësisht Real Madrid.

Ronaldo që atëherë ka kaluar te Juventus dhe së fundmi ka humbur çmimin FIFA Best të cilin e fitoi Messi, pavarësisht se portugezi fitoi Serie A dhe Nations League me Portugalinë.

“Ronaldo kundrejt Messit, si mund t’i ndani ata? Unë mendoj se ata [France Football & FIFA] duhet t’i marrin çmimet e tyre dhe t’ua japin atyre të dyve. Gjatë gjithë kohës. Ju nuk mund të thoni se ky është më i mirë si tjetri”, thaBerbatov.

“Ronaldo i dëshiron ato të gjitha sepse është kaq ambicioz. Ai është i dëshpëruar të thyej çdo rekord”.

”Messi nuk po e tregon atë por brenda dhe kur është në shtëpi, atëherë ai me siguri mendon të fitojë të gjitha”, u shpreh bullgari.

evn