“Messi dhe Ronaldo mund të luajnë në Bjellorusi gjatë kohës së koronavirusit

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të tundohen për të luajtur në Bjellorusi në mes të pandemisë së koronavirusit, sipas ish yllit të Arsenalit, Alexander Hleb.

Marketing

Futbolli është pezulluar në gjithë Evropën me Covid-19 që vazhdon të përhapet, me përjashtim të Bjellorusisë, ku ndeshjet po luhen ende.

Dhe ish mesfushori i Arsenalit u bëri thirrje lojtarëve më të mirë në botë që të shkojnë të luajnë në vendin e tij.

“E gjithë bota tani shikon ligën e Bjellorusisë. Të gjithë duhet të shkojnë të televizioni i tyre për të na parë neve”, ka deklaruar Hleb.

“Kur NHL mbylli sezoni, shumë lojtarë të hokejt shkuan në Rusi për të luajtur”.

“Ndoshta Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të vijnë të luajnë në Ligën e Bjellorusisë. Kush e di”.

“Është vendi i vetëm në Evropë ku mund të luani. Në fund të gjithë do të jenë të lumtur në Bjellorusi”.

Marketing