Messi dominon ‘Këpucën e Artë’, e fiton për herë të gjashtë

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është paraqitur me Këpucën e Artë Evropiane, pasi përfundoi sezonin 2018/19 si golashënuesi më i mirë në kontinent.

Ai e fitoi garën duke shënuar 36 herë në 34 paraqitje për ekipin katalanas sezonin e kaluar ndërsa rifituan trofeun e tyre Primera Division, me 32-vjeçarin që edhe njëherë shkëlqeu për skuadrën e tij.

Kjo është hera e gjashtë që ylli argjentinas ka fituar çmimin dhe nëntë vjet pasi fitoi çmimin e parë duke shënuar 34 gola gjatë edicionit 2009/10.

Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain ishte lojtari i vetëm që ishte në garë me argjentinasin, me superyllin e ri francez që shënoi 33 gola për kampionët e Ligue 1.

Në podium përfundoi edhe Fabio Quagliarella i Sampdorias, i cili gjeti rrjetën 26 herë për të përfunduar si golashënuesi më i mirë i Serie A.

Tre lojtarë kanë dominuar Këpucën e Artë gjatë dekadës së fundit, me të dy të zakonshmit Messi dhe Cristiano Ronaldo si dhe dy herë Luis Suarez, i cili është i vetmi lojtar që nuk ka luajtur në La Liga e që ka fituar çmimin – duke e bërë këtë bashkërisht me Ronaldon në vitin 2014 ndërsa ishte akoma një lojtar i Liverpool – pasi portugezi e bëri këtë me Manchester United në vitin 2008.

evn