Messi: E admiroj Cristianon, të ardhmen e vendosi në qershor

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka folur në intervistë ekskluzive për La Sexta.

Marketing

Argjentinasi momentalisht është duke u shëruar nga lëndimi që ka pësuar në kofshën e këmbës së djathtë, transmeton lajmi.net.

Messi ka zbuluar se admiron rivalin e përbetuar Cristiano Ronaldon dhe legjendën e tenisit, Rafael Nadal.

“Admiroj shumë atletë, Nadalin në tenis dhe Cristiano në futboll si shembull. Ka shumë atletë të mirë”, deklaroi fillimisht ai.

Tutje, Messi shkurtimisht tha se Barcelona është jeta e tij.

“Barcelona është jeta ime. Kam qenë në këtë klub që 15 vite, kam provuar të jap më të mirën për klubin dhe tifozët”.

“Jam duke ia dal mirë, jam i emocionuar dhe dua të luftoj për të gjithë titujt”, vazhdoi ai.

Messi gjithashtu zbuloi se nëse do e dërgonte çështjen në gjyq, atëherë avokatët i kishin premtuar se do e fitonin dhe do largohej si agjent i lirë.

E dija se nëse shkonim në gjyq, ne do të fitonim. Jo vetëm një avokat, por shumë thanë. Por, unë nuk doja të largohesha nga Barcelona në atë mënyrë”.

Kurse, në fund Messi konfirmoi se të ardhmen do ta vendos në qershor.

“Nuk jam duke negociuar si agjent i lirë me ndonjë klub. Siç kam thënë nuk kam asgjë të qartë deri në fundin e edicionit. Do shohim si do shkoi sezoni dhe çfarë ndodh”, përfundoi Messi.

Këtë edicion Messi ka bërë 18 paraqitje në të gjitha garat duke realizuar 10 gola.

Marketing