Messi: Këto janë skuadrat favorite në Ligën e Kampionëve

Lionel Messi ka thënë emrat e katër skuadrave të forta që beson se do ta rivalizojnë Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Marketing

Katalanët në 1/16 do të luajnë kundër Napolit në udhëtim javën tjetër, duke kërkuar të triumfojnë në këtë garë për herë të parë që nga viti 2015.

Barca ka përjetuar eliminime tragjike në dy vitet e fundit nga Liga e Kampionëve, duke mos mundur të ruajë epërsinë 3:0 nga ndeshjet e parë, për t’u mposhtur nga Roma (2017/2018) dhe Liverpool (2018/2019).

“Të gjitha skuadrat janë të komplikuara dhe të vështira”, ka deklaruar Messi teksa ka folur për favoritët në Ligën e Kampionëve, përcjell lajmi.net.

“Paris luajti te Dortmund dhe humbi, Liverpool luajti te Atletico dhe humbi, por unë mendoj se Liverpool, Juventus, Paris dhe Madrid janë më të fortit sot”.

Marketing