Lionnel Messi tashmë është rikthyer në stërvitje te Barcelona pas lëndimit që pësoi këtë muaj me përfaqësuesen argjentinase.

Edhe pse teknikët e katalunasve patën deklaruar pas fitores 5-1 ndaj Real Madrid se argjentinasi nuk do jetë në dispozicion edhe për një kohë, si duket gjërat kanë shkuar më mirë se që ata kanë pritur, njofton Goal.

Messi tani është duke u stërvitur me ekipin e parë, edhe pse ai ka disa probleme të vogla megjithatë ka gjasa që të paraqitet në ndeshjen për Kupën e Mbretit ndaj Cultural Leonesa.

Artikulli paraprakKërcënohet me jetë nënkryetari i larguar nga VMRO, Jançev
Artikulli tjetërAdemi paralajmëron paralele të re në “Imri Elezi”