Messi lë prapa Ronaldon në listën e futbollistëve më të paguar

Lionel Messi është futbollisti më i paguar në Evropë, duke mposhtur Cristiano Ronaldon me mbi 3 milionë funte në muaj.
Ylli i Barcelonës fiton pak më shumë se rivali i tij, sipas një liste të publikuar nga L’Equipe.

Marketing

Publikimi i medies franceze për raportin e pagave të futbollistëve ka nxjerrë Lionel Messin lojtarin më të paguar në Evropë, i cili ndiqet nga Cristiano Ronaldo.

Messi kryeson listën, pasi golashënuesi më i mirë i Barcelonës dhe La Ligas fiton rreth 8.3 milionë euro në muaj.

Cristiano Ronaldo, i cili është në vitin e parë me Juventusin, renditet i dyti, duke fituar 4.7 milionë euro.

Antoine Grizemann është i treti me 3.3 milionë euro në muaj, ndërsa Neymar në vendin e katërt me 3.06 milionë euro.