Messi merr dritën e gjelbërt nga mjekët, i gatshëm për Bayernin

Leo Messi do të jetë në gjendje të luajë të premten e ardhshme (21:00), kundër Bayern Munich në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Marketing

Argjentinasi do të zbresë në fushën e “Da Luz”, pasi ekzaminimet e kryera sot treguan që nuk ka asnjë serioze nga goditja që mori nga Koulibaly.

Qendërmbrojtësi i Napolit, e goditi pa dashje Messin në pjesën e pasme të këmbës, pasi argjentinasi i vodhi kohën, duke fituar një 11-metërsh.

Messi kërkoi ndihmë mjekësore për disa minuta dhe, me kyçin e këmbës ende të lënduar, ai preferoi të mos ekzekutonte penalltinë. Ishte Luis Suárez që e shndërroi atë në gol, duke e vulosur fitoren që në pjesën e parë.

Në pushimin mes pjesëve, Messi u kërkoi shokëve të skuadrës të ruanin qetësinë. Ai preferoi të kthehej në fushë gjatë pjesës së dytë, por ishte shumë i kujdesshëm që të mos lëndohej më shumë, duke qëndruar përgjithësisht pasiv.

Marketing