Messi ndryshon mendje, largohet nga Barcelona në fund të sezonit tjetër

Lionel Messi pritet të largohet nga Barcelona në fund të sezonit të ardhshëm, sipas një raporti në Spanjë, me golashënuesin kryesor të klubit të ngopur nga mungesa e një projekti fitues.

Marketing

Kontrata e Messit me Barcelonën skadon në vitin e ardhshëm, por fillimisht pritej të nënshkruante një marrëveshje të re që do ta mbante në klub deri në vitin 2023.

Sidoqoftë, sipas Cadena Ser, lojtari tani ka ndryshuar mendje dhe në vend të kësaj ka vendosur të largohet kur marrëveshja të përfundojë.

Kjo shkaku i rrjedhave në lidhje me jetën e tij, duke u fajësuar për gjëra që nuk janë faji i tij dhe për shkak të gjendjes së dobët në klub.

Në fillim të sezonit, Messi dhe lojtarët tjerë u fajësuan nga Eric Abidal për largimin e Ernesto Valvede, pas humbjes nga Atletico Madrid në finale të Superkupës së Spanjës.

Messi kishte reaguar menjëherë, duke thënë se nuk ka asgjë të bëjë me largimin e Abidal.

Gjërat nuk janë mirë edhe me Quique Setien, i cili duket se do ta humbet luftën për titull në La Liga, me Real Madrid, katër pikë më shumë se Barcelona.

Në rast largimi nga Barcelona, e ardhmja e Messit mund të jetë në Argjentinë, te klubi i Newell Old Boy, klubi i tij i fëmijërisë.